Lenovo vjen me tabletin që paloset (Video)

Prishtinë | 29 Kor 2017 | 12:27 | Nga

Një ekran që paloset është një nga gjërat më të rralla të teknologjisë, pavarësisht zhvillimit dhe progresit që ajo ka bërë. Lenovo është rikthyer në treg me një pajisje, vetëm koncept e cila është e jashtëzakonshme, falë ekranit që paloset.

Në Lenovo Tech World javën e kaluar, gjiganti kinez i teknologjisë ka prezantuar pajisjen e re Lenovo Folio, tabletin me ekran që paloset edhe bëhet sa një madhësi e një telefoni. Për momentin Lenovo Folio është vetëm një koncept i cili do të marrë kohë derisa e të jetë gati për tu paraqitur në treg.

Lenovo Folio ka ekranin me 7.8” me 1,920 x 1,440 piksel, procesorin Qualcomm Snapdragon 800 dhe Android 7.0 Nougat, si sistemin e saj operativ.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme