LG-ja reagon ndaj problemit të monitorëve 5K

Prishtinë | 04 Shk 2017 | 14:35 | Nga

LG i ka dhënë fund heshtjes rreth problemit të monitorit të tyre 5k Mac i cili debutoi në fund të 2016. Kompania i tha Recode se monitorët 5k që do të prodhohen pas Shkurtit të 2015 do të keni mbrojtje shtesë për ti parandaluar që të keqfunksionojnë kur ndodhen afër një routeri Wi-Fi.

Për monitorët që janë në qarkullim mund të riparohen duke iu shtuar kjo mbrojtje ndaj interferencave të sinjalit. Raporti nuk e përmendi se si pronarët e monitorëve në qarkullim mund të riparojnë ekranet e tyre nëse është e nevojshme.

Monitorët 5k të LG vijnë me një vit garanci, kështu që riparimi mund të jetë pjesë e garancisë. Por kompani nuk ka dhënë ndonjë detaj për të qartësuar këtë situatë.

Monitorët e rinj të pajisur me mbrojtje shtesë do të jenë të aftë që të funksionojnë afër një routeri pa probleme. Shumë shpejt pasi monitorët dolën në shitje përdoruesit filluan të ankohesh se ekrani i tyre ishte i papërdorshëm afër një routeri. Problemet fillonin kur monitori ishte afërsisht 2 metër afër një routeri.

Monitori UtraFine i LG ka një ekran 27-inç me një rezolucion 5120×2880, një portë Thunderbolt 3, dhe 3 porta USB 3.1. Gjithashtu ka një kamerë, altoparlantë stereo , dhe një çmim prej $974.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme