Makinat e reja nga Volvo, të pajisura me teknologji të lartë (Foto)

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 17:06 | Nga

Kompania suedeze e makinave, ka bërë përpjekje të ndryshme që të përmirësojë cilësinë e prodhimeve të saj, por e ka të pamundur të konkurrojë me Mercedes, BMW apo Audi.

Por, me ndryshimet që do t’i pësojnë modelet e reja të 90 Serier, shumë klientë do të interesohen për to, transmeton Telegrafi.

Këto vetura do të jenë të pajisura me teknologji shumë të lartë, që i mundëson lehtësi të mëdha shoferit.

Pajisja shfrytëzon një algoritëm, që mbledh informata nga automobilat që janë në trafik dhe njofton nëse rruga në të cilën po lëviz ka kolonë të gjatë, apo është tërësisht e bllokuar.

Pos kësaj, shoferi njoftohet për kushtet e lëvizjes, nëse rruga është e rrëshqitshme, ka dëmtime të ndryshme, apo edhe ka rrëshqitje të dheut nga pjesët anësore.

Nuk bëhet e ditur si do të funksionojë kjo formë, por kjo do të kuptohet me lansimin e modeleve të reja nga linja e caktuar.

makinat-e-reja-nga-volvo-do-te-jene-te-pajisura-me-teknologji-te-larte-foto-2

makinat-e-reja-nga-volvo-do-te-jene-te-pajisura-me-teknologji-te-larte-foto-3

makinat-e-reja-nga-volvo-do-te-jene-te-pajisura-me-teknologji-te-larte-foto-4

makinat-e-reja-nga-volvo-do-te-jene-te-pajisura-me-teknologji-te-larte-foto-5

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme