“Maska më e mençur në botë” do të bëhet realitet

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Gjatë muajit janar në ngjarjen CES 2021 për teknologji, kompania Razer ka prezantuar projektin e quajtur “Hazel”, “maskën më të mençur në botë”.

Kujtojmë se projekti “Hazel” është një maskë e mençur e cila vjen me veçori mbrojtëse e dizajnuar për të mbajtur gjërat e këqija në ajër jashtë trupit tonë. Kjo maskë në prezantim ishte më shumë si koncept ndërsa tani Razer me të vërtetë dëshiron ta bëjë realitet.

Kjo maskë, synon të përmirësojë zërin e përdoruesve – për të hequr pengesat që po ua bëjnë maskat aktuale. Dizajni përfshin një ventilator të vogël për freskim të ajrit. Po ashtu, maska përbëhet nga plastika transparente duke e bërë më të lehtë edhe leximin e buzëve.

Duke folur për “Yahoo Finance UK”, kreu i Razerit, Min-Liang Tan ka thënë se kompania është plotësisht e përgatitur që t’i bëjë këto maska realitet dhe se së shpejti do të hyjnë në prodhim, shkruan ubergizmo. Fillimisht, maska është krijuar për të qenë alternativë e qëndrueshme ndaj maskave që përdoren aktualisht për mbrojtje nga koronavirusi.

Gjithashtu, Tan thotë se Razer ka vendosur që të zgjidhë çështjen e maskave dhe qëndrueshmërisë së tyre duke realizuar projektin “Hazel”.

Ende nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion për shitje maska e Razerit ose sa mund të kushtojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme