McLaren 720S përforcohet në 821 kuajfuqi nga Hennessey

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Kompania e njohur amerikane që merret me modifikimin e veturave, Hennessey Performance, së fundmi është marrë edhe me super-veturën McLaren 720S.

Kjo kompani për këtë 720S ka modifikuar Turbo-mbushësit dhe ka zgjedhur sistemin Inter-Cooler, filtra për ajër, si dhe sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, transmeton Koha.net.

Hennessey Performance, po ashtu e ka përforcuar motorin, 4.0-litër V8, e kësaj super-veture në 604 kW/821 kuajfuqi.

Gjithashtu, në këtë 720S gjenden edhe etiketat “Hennessey” dhe pllaka me numër të serisë në kabinë dhe motor.

Hennessey, po ashtu, ofron garanci deri në 3 vjet ose rreth 58.000 kilometra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme