Më 5 maj Facebook publikon vendimin rreth pezullimit të llogarisë së Trump

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Bordi i pavarur i mbikëqyrjes së Facebook-ut njoftoi se më 5 maj do të publikojë vendimin nëse do të mbështesë pezullimin e pacaktuar të ish-presidentit amerikan, Donald Trump nga kjo platformë e mediave sociale si dhe Instagrami.

Facebook ia ndaloi Trumpit që të ketë qasje në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për shkak të trazirave të  dhunshme pas sulmit të 6 janarit nga mbështetësit e tij në Capitol Hill. Pastaj, çështja iu dërgua bordit mbikëqyrës, raporton Reuters, transmeton KlanKosova.tv.

Bordi i themeluar nga Facebook iu përgjigj kritikave mbi përmbajtjen problematike ku thuhet se nga mesi i prillit ishte zgjatur shumë periudha e komenteve publike mbi çështjen në fjalë.

Gjithashtu, ky bord pati njoftuar se çështja Trump mori mbi nëntë mijë komente, më shumë se çdo rast tjetër.

Të ngjashme