Meizu M5s vjen javën e ardhshme

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 17:08 | Nga

Një telefon i ri Meizu thuhet se do të zbulohet javën e ardhshme. Kompania kineze tashmë ka filluar të dërgojë ftesat për ngjarjen e caktuar më 15 shkurt.

Imazhi promovues i ngjarjes zbulon se një prej tipareve kryesore të pajisjes do të jetë mbushësi i shpejtë.

Edhe pse ky imazh nuk specifikon emrin e telefonit të ri, është e arsyeshme të mendojmë se M5s do të jetë pajisja kryesore në këtë ngjarje.

Sipas specifikave të përfolura, pajisja pritet të fuqizohet nga procesori MediaTek me fuqi prej 1.3GHz, RAM memoria me 3GB dhe hapësira e brendshme me 32GB. Ky telefon pritet të ketë ekranin HD, të madhësisë 5.2 inç.

Telefoni ka kombinimin e kamerave 13MP me 5MP dhe baterinë 2.930 mAh. Çmimi për këtë pajisje pritet të jetë mes 150 dhe 220 dollarë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme