Mercedes kërkon tërheqjen e SUV-ve luksozë për shkak të problemeve elektrike

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Mercedesi është duke tërhequr nga tregu vetura luksoze në SHBA për shkak të një problemi me sistemin elektrik.

Kompania gjermane kërkon tërheqjen e modeleve GLE-Class dhe GLS-Class të prodhuar ndërmjet 8 dhjetorit 2018 dhe 2 shkurtit të 2020-ës.

Këta SUV luksoz kanë problem me sistemin elektrik i cili është shkaktuar nga grili me dritë nga para, me shenjën e kësaj kompanie, transmeton KOHA.

Sipas dokumenteve, “logo e tyre elektrike mund të mos jetë vendosur siç duhet, gjë e cila potencialisht mund të ndikojë në funksionimin e komponentëve të tjera që lidhen me të, siç është timoni, motori i fshesave si dhe drita e majtë nga para”.

Për të rregulluar këtë, shitësit veturave duhet t’i tërheqin ato në punëtoritë e tyre për të rregulluar lidhjet elektrike.

Fatmirësisht, asnjë aksident nuk është raportuar në Mercedes-Benz për shkak të këtij problemi. Në këtë dokument gjithashtu thuhet se ky problem është raportuar tek Mercedesi gjatë vitit të kaluar dhe prej atëherë janë zhvilluar hetimet por pandemia e koronavirusit ka vonuar procesin e hetimeve.

Mercedes GLE-Class është i prekur më së shumti nga ky problem. Në total 9,642 GLE janë duke u tërhequr, e në mënyrë specifike modelet GLE350, GLE450 dhe GLE580 si dhe 3,157 njësi të GLS-Classit përfshihen në tërheqje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme