Mercedes shpërblen punëtorët me bonus prej 5 mijë eurosh

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Për të shpërblyer punonjësit për punën e tyre të vështirë, kompania Daimler, pronari i Mercedes, do të shpërndajë shpërblime deri në 4,965 euro me pagën e tyre në prill.

Sipas mediave të huaja, përafërsisht 130 mijë punonjës në Gjermani kanë të drejtën për të marrë bonusin, i cili megjithëse një shumë e mirë pa dyshim, është më i vogël se bonusi prej 5,700 eurosh, të cilin e kishin marrë vitin e kaluar për rezultatet e vitit 2017 të kompanisë.

Arsyeja pse vlera është pak më e ulët ka të bëjë me një ulje të fitimit operativ të grupit, nga 14.3 miliardë euro të arritura për vitin 2017 krahasuar me 11.1 miliardë euro në 2018.

Skema e ndarjes së fitimit për punonjësit u prezantua në vitin 1997 dhe bonuset llogariten bazuar në një formulë që përfshin fitimin e grupit të lartpërmendur para interesit dhe taksave (EBIT) dhe kthimin në shitje.

Sipas mediave të huaja, modeli më popullor i Mercedes ishte C-Class, i cili krijoi 397,000 shitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme