Merret vesh data e lansimit të Galaxy S8

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 15:04 | Nga

Me të gjithë dramat e kohës së fundit mbi Galaxy Note 7 mund të hamendemi se Samsung do të nxitojë të lansojë telefonin e ardhshëm Galaxy S8. Mirëpo sipas spekulimeve të fundit, nuk do të ndodhë kështu.

Sipas disa burimeve të reja, Galaxy S8 do të vijë më 26 shkurt, një ditë para konferencës MWC 2017.

Lajmi vjen nga llogaria e Twitter @Ricciolo1 të cilët poashtu kanë predikuar lansimin e Galaxy S7 dhe S7 Edge.

Nga cicërima e postuar thuhet se data është e konfirmuar, megjithatë, pas rrëmujës së Note 7, kjo datë mund të mos jetë e sigurtë.

Ndërkohë, thashethemet tjera bëjnë të ditur se S8 do të ketë kamera dyshe të njohura si “LightUp Camera” dhe “Light+ Camera”, të dizajnuara për të përmirësuar dritën dhe kthjelltësinë e imazheve në ambiente me dritë të vogël natyrale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme