Microsoft Excel dhe PowerPoint janë të instaluara në mbi 500 milionë pajisje Android

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 14:29 | Nga

Që nga lansimi i Microsoft Wordit, Excelit dhe PowerPointit për Android në vitin 2015, aplikacionet e pakos Office janë përditësuar vazhdimisht me qëllim të përmirësimit të performancës së tyre dhe zgjerimit të veçorive të tyre.

Numri i instalimeve të këtyre aplikacioneve ka vazhduar të rritet po ashtu, dhe tani Excel dhe PowerPoint kanë tejkaluar shifrën mbi 500 milionë instalime në pajisjet Android, shkuran Neowin, transmeton Koha.net.

Megjithatë, disa pajisjet Android tashmë vijnë me aplikacionet primare të Officet të instaluara. Sidoqoftë, arritja e fundit e Excelit dhe PowerPointit nuk është një punë e vogël.

Aplikacionet e Officet për pajisjet Android rregullisht përditësohen çdo muaj. Së fundmi, Microsofti ka lansuar përditësimet e Office Insider në Android, duke prezantuar disa avancime në Word, PowerPoint dhe Outlook.

Nëse ende nuk i keni instaluar aplikacionet primare të Officet në pajisjen tuaj Android, atëherë ato mund t’i shkarkoni nga Google Play Store.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme