Microsoft ka publikuar Windows 1.11 Stranger Things Edition në Microsoft Store

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Microsofti për një kohë të caktuar e ka paralajmëruar Windows 1, për të cilin supozohej që kishte të bënte me sezonin e retë të serialit Stranger Things në Netflix. Kohë më parë kjo edhe u konfirmua, ndërsa Microsofti e ka publikuar Windows 1.11, që është në dispozicion në Microsoft Store, përcjell MSPowerUser.

Në përshkrimin e aplikacionit thuhet: “Shijoni nostalgjinë e vitit 1985 me edicionin special të PC aplikacionit për Windows 10, që është inspiruar nga Windows 1.0 – por atë që është tek Upside Down nga seriali Stranger Things, shkruan KOHA Ditore. Hulumtoni misteret dhe fshehtësitë që përshkojnë Hawkins, hapni përmbajtje të reja dhe gjëra speciale, dhe luani retro lojërat dhe enigmat”.

Për dallim prej Windows 1, i cili mund të futej në disa disketa floppy, Windows 1.11 peshon madje 775 MB, dhe tani është në dispozicion për download vetëm në ShBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme