Microsoft ua mundëson punonjësve të punojnë nga shtëpia, por nga një gjë duhet të heqin dorë

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Kompania Microsoft, i ka mundësuar punonjësve të saj që përgjithmonë të punojnë nga shtëpia, por të gjithë ata që vendosin për një gjë të tillë duhet të heqin dorë nga hapësira e vendit të tyre të punës në zyrat e gjigantit amerikan.

Derisa shumica e punonjësve të Microsoftit punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë së COVID-19, prodhuesi i softuerëve ka prezantuar “vendin e punës hibrid”, për t’i mundësuar punonjësve fleksibilitet kur zyrat e saj të hapen, transmeton telegrafi.

Në këtë kompani më 30 qershor ishin të punësuar 163 mijë persona, ku 96 mijë prej tyre vetëm në SHBA.

“Microsoft do t’ju lejoj punonjësve të punojnë nga shtëpia, kurse menaxherëve do t’ju lejohet puna e përhershme nga distanca”, thuhet në kumtesën e kompanisë.

Ata kanë pranuar këtë sistem tashmë të integruar edhe në kompanitë tjera të fushës së teknologjisë informative siç është Facebook, që ua mundëson punonjësve punën nga shtëpia.

Megjithatë, punonjësit e Microsoft do të duhet të heqin dorë nga hapësira që e kishin në objektet e kompanisë.

“Pandemia e COVID-19 na ka detyruar të mendojmë, jetojmë e punojnë në një mënyrë të re”, ka deklaruar Kathlyn Hogan, drejtoresha ekzekutive e Microsoftit.

“Por disa vende të punës do të jetë e mundur kryerja e përhershme e punëve nga distanca, siç janë ata që kryejnë hulumtime nëpër laboratorë të softuerëve e qendrat e të dhënave”, shtoi ajo.

Kujtojmë që zyrat kryesore të Microsoft nuk do të hapen para janarit të vitit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme