Microsofti i teston butonat Quick Search në Windows 10

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Microsofti i ka bërë disa ndryshime të vogla në funksionin Search në Windows 10, i cili tani është dizajnuar për t’i ndihmuar përdoruesit që t’i marrin informacionet e përditshme në mënyrë shumë më të shpejtë, raporton Engadget.

Search Home tani do të ketë tabe për motin, lajmet, “today in history” dhe filma, dhe kjo do të vendoset në fund të dritares, shkruan KOHA Ditore. Kompania i ka implementuar gjithashtu disa ndryshime të vogla në dizajn për web preview në rezultatet e kërkimit. Në fotografitë shoqëruese shihet se si duket tani.

Image

Ndryshimet e sipërpërmendura përkojnë me buildin më të ri të Windows 10, por do të shfaqen për përdoruesit që i kanë buildet nga versioni 1089 deri në 20H1. Funksioni për kërkim të shpejtë (quick search) aktualisht është në dispozicion vetëm në SHBA, por së shpejti do të vihet në dispozicion edhe globalisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme