Microsofti teston çipat AMD dhe ARM për produktet e ardhshme Surface?

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Produktet e Microsoft Surface kryesisht i përdorin çipat Intel, edhe pse kompania i përdorte çipat ARM për disa produkte të Surface shumë vjet më parë. Kompania si duket po mendon t’i kthehet ARM-së, apo edhe përdorimit të çipave AMD për produktet e reja Surface. Raporti i ri sugjeron se bashkëpunimi i Microsoftit me Intelin është i pasigurt dhe se kompania po i teston çipat AMD dhe ARM për produktet e ardhshme, raporton Ubergizmo.

Raporti thekson se Microsofti po e teston AMC Picasso SoC për versionin e laptopit Surface dhe në të njëjtën kohë po e teston çipin Snapdragon për modelin e ardhshëm Surface Pro. Pajisja pro, e cila e përdor çipin ARM, thuhet se po zhvillohet në kampusin e Microsoftit në Redmond.

Është theksuar gjithashtu se Microsofti po e zhvillon çipsetin e vet, të emërtuar Excalibur, dhe se kompania po punon ngushtë me Qualcommin për ta bërë këtë çipset të bazohet në specifikimet e Microsoftit për të punuar më mirë me Windows 10, shkruan KOHA Ditore.

Kjo nuk do të thotë se Microsofti do ta largojë plotësisht Intelin. Kompania planifikon të ofrojë versione të reja të Surface Book, Pro dhe pajisjeve të tjera të cilat përveç çipave AMD dhe/ose ARM do të kenë edhe çipa Intel.

Të ngjashme