Mosser, drejtuesi i ri i Instagramit

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Një javë pasi bashkëthemeluesit e Instagramit dhanë dorëheqjen, është emëruar sot edhe drejtuesi i ri i aplikacionit popullor të shpërndarjes së fotove.

Bëhet fjalë për Adam Mosserin, i cili iu bashkua Facebookut që në vitin 2008 dhe ka punuar si mbikëqyrës i News Feedit, duke qenë shumë pranë Shefit Ekzekutiv Marc Zuckerberg.

Së fundi Mosseri kishte qenë zëvendëspresident i Instagramit, ndërsa tashmë i është besuar drejtimi, mbikëqyrja e funksionimit dhe rekrutimi i drejtuesve të rinj në një sërë pozicionesh.

Bashkëthemeluesit Kevin Systrom dhe Mike Krieger, njëkohësisht shefi ekzekutiv dhe shefi teknik i Instagramit, dhanë dorëheqjen javën e kaluar, doke mos dhënë shumë sqarime për këtë veprim, transmeton tch.

Largimi i tyre nga Instagrami, gjeneratori më i shpejtë i të ardhurave në Facebook, ndoqi dorëheqjen e Jan Koum, bashkëthemeluesin e aplikacionit për mesazhe në Facebook, WhatsApp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme