MotoE, konkurrencë “e heshtur” e MotoGP

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Është garë me motoçikleta, por jo e tillë çfarë është mësuar ta shohë bota deri më tash.

Administratorët e MotoGP, kompania “Dorna Sports” në muajin shkurt të vitit të shkuar kanë njoftuar për një seri të re – gjithelektrike. Bëhet fjalë për serinë Enel MotoE, e cila do të bashkohet me tri klasat e tjera ekzistuese – Moto3, Moto2 dhe MotoGP prej këtij viti.

Gara e re do të shënojë ndryshim të madh prej garave të zjarrta me benzinë. Gara elektrike e motoçikletave do të promovohet nga pilotët e mëdhenj të këtij sporti si Max Biaggi, Colin Edwards, Randy de Puniet e Loris Capirossi. MotoE ka prodhuar një motoçikletë standarde, e cila është ndërtuar nga kompania italiane “Energica Eco” dhe tashmë ka filluar të përshtatet me specifikat e garës, ngjashëm si Formula E që ka bërë me bolidët e saj.

“MotoE do të jetë një revolucion në botën e motoçiklizmit dhe për herë të parë tifozët do të përjetojnë një garë që nuk do të bëjë zhurmë. Personalisht, kam mbetur i befasuar nga motoçikletat elektrike dhe me padurim pres garën e parë”, ka paralajmëruar Capirossi, një veteran i njohur i MotoGP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme