Motorola bën gati modelin me Snapdragon 835

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 16:13 | Nga

Një telefon i ri nga Motorola është shfaqur në ueb faqen e Geekbench. I emëruar si Motorola XT1650, telefoni fuqizohet nga procesori Snapdragon 835 dhe ka RAM memorie të kapacitetit 4GB.

Përveç kësaj, listi-mi në këtë sajt tregon se pajisja do të funksionoj me Android Nougat 7.1.1. Megjithatë, asgjë tjetër nuk është bërë e ditur mbi këtë pajisje në këtë moment.

Mirëpo, pasi që modeli ka numrin XT1650, është e mundur që kjo pajisje të jetë modeli i ri i Moto Z.

Sidoqoftë, informatat më të hollësishme mbi pajisjen pritet të bëhen zyrtare nga kompania, në muajt në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme