MPB në bashkëpunim me kompaninë “Veridos” ka fituar çmimin “ICT shpërblimi publik më i mirë i vitit“

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 16:26 | Nga

Ministria e Punëve të Brendshme ka marr çmimin për shërbim publik më të mirë të vitit në garën ndërkombëtare në teknologji në Tirane me 27 prill nën organizimin e ICTS media.

Ky çmim vlerëson përpjekjet inovative të Ministrisë së punëve të brendshme në zhvillimin e teknologjisë informative duke ndjekur trendet më bashkëkohore të ofrimit të shërbimeve online.

Çmimi ju dedikohet profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, novatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e të cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Në natën finale për Çmimin ICT Sherbimi Publik më i Mirë i Vitit, kanë qenë të nominuar dy shërbime:

Patentë Shoferi Mobil – nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Veridos dhe

Platforma e-Receta nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme