MSI e zgjeron linjën Gaming Gear me kufjet GH30

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

MSI gjithmonë është përpjekur ta ketë një mbulueshmëri më të gjerë në fushën e pajisjeve PC për gaming. Fokusi i kompanisë nuk është vetëm në komponentet për kompjuter, por edhe në ato periferike. MSI tani e ka zgjeruar linjën e saj të pajisjeve periferikeve Gaming Gear, në të cilat janë shtuar kufjet e lehta dhe të palosshme, raporton KitGuru.

MSI GH30 karakterizohet nga estetika e zakonshme MSI, me nuanca të kuqe dhe të zeza dhe logo të dragoit MSI. Në kufje janë drajverët 40 mm Neodymium, të cilat premtojnë cilësi dukshëm më të përmirësuar të zërit. Për konektim ofrohet konektori standard 3.5 mm, ndërsa MSI e ka përfshirë në pako një kabllo spliter për t’i përdorur kufjet në kompjuter ose në cilëndo pajisje tjetër, shkruan KOHA Ditore.

Image

Pesha e kufjeve MSI GH30 është 222 gramë, ndërsa së shpejti ato do të dalin në shitje për rreth 45 Euro.

Të ngjashme