Ndryshime të reja në Instagram

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 01:41 | Nga

Dy muaj më parë, Instagram solli një risi të re të marrë nga Snapchat, i cili lejon përdoruesit të krijojnë “historinë” e ditës së tyre.

Ndërkohë që më shumë se 100 milionë njerëz janë bërë shikuesit e përditshëm, Instagram ka bërë historitë e tij më të dukshme për 500 milionë përdoruesit e tij mujor aktivë.

Duke filluar nga sot, ata do të shohin brenda aplikacionit foto-shpërndarjen në “Explore tab”. Kjo do t’iu ndihmojë shumë njerëz të zbulojnë se çfarë të tjerët janë duke parë gjatë gjithë ditës.

Brenda “Explore tab”, do të ketë një seksion të ri historie të sugjeruar që nxjerr në pah një përzgjedhje të historive nga e gjithë përdoruesit. Kjo është një një mënyrë për të ndihmuar që të gjeni njerëz të rinj për t’ju ndjekur.

“Historitë zgjidhen automatikisht bazuar në gjëra të tilla si njerëzit që ndjekin apo posteve që ju pëlqeni”, ka sqaruar Instagram për të gjithë përdoruesit.

Vetëm historitë publike kanë të drejtë të paraqiten, kështu që nëse ju nuk doni një histori të veçantë që të jetë në shënjestër, mjafton ta vendosni atë private.

Ky është përditësimi i fundit në “Explore tab”, e cila ka përparuar duke na treguar vetëm foto të përfshirë, kanale të dedikuar, Video rreth ngjarjeve të veçanta dhe tashmë edhe këto histori kalimtare që njerëzit kanë krijuar me shpejtësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme