Ndryshimet që do t’i ketë iPhone 2019

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Gjenerata tjetër e iPhone duhet të jetë shumë e ngjashme me atë aktuale, thotë një analist.

iPhone, të cilat Apple do të paraqesë në gjysmën e dytë të 2019, duhet të tregojnë pak ndryshim në krahasim me modelet aktuale, transmeton lajmi.net.

Kjo është ajo që thotë analisti i Nomura Anne Lee, siç raporton Tom’s Guide. “Tre modelet e reja vështirë se do të ndryshojnë nga ato që janë paraqitur më herët, me përjashtim të moduleve të reja për realitetin e shtuar “, shkruan Lee. Shumë analistë kishin supozuar se Apple mund të bënte një ndryshim të madh në dizajn vitin e ardhshëm.

Lee pret update të ardhshëm të madh të iPhone deri në vitin 2020. Kjo gjithashtu do të ndikojë në shifrat e shitjeve: Lee pret një rënie në shitjet e iPhone për vitin fiskal, nga 213 milionë në vitin 2018 në 200 milionë në vitin 2020. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme