Nëse ky numër ju thërret në Viber, mos u lajmëroni assesi

Prishtinë | 28 Sht 2016 | 15:26 | Nga

Keni marrë ndonjëherë thirrje nga ky numër misterioz në Viber? Nëse po, ju këshillojmë të mos lajmëroheni, por lëreni të ndalet thirrja.

Që një kohë të gjatë, përdoruesit e aplikacionit “Viber” janë duke u ankuar se po marrin telefonata nga numri +266696687, numër ky pa emër – Anonim.

Fillimisht u besua se shifra +2 vije nga thirrjet që bëhet nga Australia, mirëpo, mos u mashtroni. Nëse ju lajmëroheni në këtë telefonatë, ekziston mundësia që këta persona që e kanë krijuar këtë numër, mund t’ua marrin të dhënat përmes Viberit, duke përfshirë, bisedat e juaja me të afërmit por edhe kontaktet që i keni.

Aplikacioni “Viber” përdorët nga miliona njerëz çdo ditë në botë. Jo të gjithë kanë marrë një telefonatë të tillë, mirëpo nëse ky numër ju telefonin juve, mos u lajmëroni.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme