Nesër fillon aktiviteti për siguri kibernetike “Hack Day Kosova 2018”

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike, nën kujdesin e divizionit UBT-CERT, nesër më 11 tetor, do të fillojë edicioni i tretë i garës kibernetike disaditore, ku do të marrin pjesë hakerë nga Kosova, rajoni dhe me gjerë.

Aktiviteti do të mbahet në Kampusin e UBT-së në Lipjan, teksa pritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve do të bëhet nesër në objektin e UBT-së në Prishtinë, si dhe do të bëhet njoftimi me rregullat e materialin.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të mbahet gara ku do të sprovohen njohuritë e pjesëmarrësve, derisa në ditën e tretë do të shpallen fituesit dhe do të ndahen certifikatat për pjesëmarrësit.

Aktiviteti “Hack Day Kosova 2018”, që organizohet nga UBT CERT, është pranuar në fushatën më të madhe të BE-së dhe po promovohet në kalendarin e ngjarjeve, që do të organizohen në kuadër të muajit Evropian të Sigurisë Kibernetike (ECSM).

Fushata e ECSM-së ka për qëllim të bëjë vetëdijesimin qytetarëve dhe organizatave për rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe për sigurinë e informacionit, si dhe po paraqiten hapat më të thjeshtë që mund të merren për të mbrojtur të dhënat dhe burimet e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme