Netflix shënon suksesin e radhës me “You”

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Netflix publikoi shifrat për disa prej projekteve të tyre të fundit – “Sexual Education”, “You” dhe “Bird Box”.

Këto shifra ishin shumë mbresëlënëse, me dy seritë që do të arrinin shikueshmërinë der në 40 milionë deri në fund të muajit.

“You”, që bazohet në romanin më të shitur të Caroline Kepnes me të njëjtin emër, fillimisht ishte punuar për “Lifetime Network” në SHBA, por mesatarisht kishte rreth 611,000 shikues.

Formati i saj që shfaqë pronarin psikopat të një librarie, Joe Goldberg, duke ndjekur interesin e dashurisë ndaj studentes Guinevere Beck, ka bërë që shikuesit e Netflix të lidhen për këtë serial si dhe të komentohet jashtëzakonisht shumë në Twitter.

Ky serial gjithashtu një debat të madh në internet në lidhje me atë nëse ishte e pranueshme të tregohej empati ndaj Joe-it, aq shumë sa që aktori që e luante atë, Penn Badgley, ua kujtoi të gjithëve se ai ishte vrasës.

Të ngjashme