Ngjarja e teknologjisë Software Freedom Kosova vjen në Prishtinë nga 4-7 prill

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Datat 4-7 prill janë të rezervuara për ngjarjen më të madhe të teknologjisë në Kosovë – Konferenca Software Freedom Kosova (Liria Softuerike e Kosovës) 2019.

Nën organizimin e FLOSSK-ut, një organizatë joqeveritare që mbështet dhe promovon zhvillimin e teknologjive të hapura, dhe me përkrahjen e partnerëve, kjo konferencë sivjet mbush 10 vjet.

Konferencat SFK janë vendtakimi i njerëzve të interesuar në softuerin e lirë, të falsëve atraktiv vendor dhe të huaj, i punëtorive interesante dhe vend ku gjenerohen ide të reja.

Folësit që do të prezantohen gjatë katër ditëve janë njerëz me ndikim në fushën e teknologjisë. Programi i pasur përfshinë 30 ligjërues që do të realizojnë poaq ligjërata e punëtori.

Konferenca është e ndarë në punëtori që zgjasin 10:00-15:00 dhe ligjëratat 17:00-21:00. Konferenca mbahet në disa lokacione: ligjëratat e pasdites në Kino Armata ndërsa punëtoritë në Bibliotekën Kombëtare, Termokiss dhe Prishtina Hackerspace.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme