Njihuni me telefonin e ri Samsung Galaxy S7 Edge

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 15:29 | Nga

Telefoni inteligjent më i fundit i Samsung sjell më të mirën e Galaxy S6-tës duke e kombinuar në një phablet me skaje të harkuara dhe përmasa normale të një telefoni.

Vitin e kaluar kjo gjeneratë telefonësh nga Samsung pësoi një kthesë dramatike në dizajn. Plastika ngeli e kaluara duke hapur dyert për xhamin dhe metalin. Galaxy S6 ishte i disponueshëm në dy versione, një të zakonshëm dhe një me skaje të harkuara në të dy anët e telefonit.

Pikërisht këtë të fundit e merr Galaxy S7 Edge për ta përfeksionuar por me një ndryshim: ka një ekran më të madh prej 5.5 inç krahasuar me 5.1 inç që kishte versioni i kaluar.

Në duart është më i rehatshëm dhe i lehtë për tu mbajtur. Në tavolinë të jep ndjesinë e një produkti teknologjik solid. Kornizat mes ekranit dhe skajeve janë minimale duke e bërë Galaxy S7 Edge një nga phabletët më të vegjël në treg.

21001

Po ta krahasojmë me Nexus 6P, S7 Edge 5.5 inç është 72.6 mm i gjerë ndërsa i pari me ekran 5.7 inç 77.8 mm i gjerë. IPhone 6S Plus është akoma edhe më i gjerë me 77.9 mm.

Ekrani i këtij telefoni është ndër më të mirët ndërtuar ndonjëherë. Përmban ngjyra të pasura dhe ngjyrë të zezë të thellë. Ka një gamë të gjerë shkëlqimi. Ekranet AMOLED të Samsung gjithnjë ka vendosur standarte të reja në cilësi dhe S7 Edge bën të njëjtën gjë.

Është rezistent ndaj ujit falë certifikimit IP68 që do të thotë se mund të qëndrojë në 1.5 m thellësi për 30 minuta, tërësisht funksional.

Specifikat e harduerit

Ekrani: 5.5 inç Quad HD AMOLED 534ppi

Proçesori: tetë bërthama Samsung Exynos 8890 ose katër bërthama Qualcomm Snapdragon 820

RAM: 4GB RAM

Memorja e brendshme: 32GB + microSD

Sistemi operativ: Android 6.0.1 me TouchWiz

Kamera: 12 megapiksel e pasme me stabilizim optik, 5 megapiksel frontale

Konektiviteti: LTE, Wi-Fi, NFC, ngarkim wireless, Bluetooth 4.2 dhe GPS

Përmasat: 150.9 x 72.6 x 7.7 mm

Pesha: 157 gram

21100
Dy procesorë

S7 Edge do të jetë i disponueshëm në dy proçesorë të ndryshëm dhe kjo është në varësi të vendit ku jetoni. Në Europë, telefoni do të fuqizohet nga Exynos 8890.

Në SHBA dhe rajone të tjera do të fuqizohet nga Qualcomm Snapdragon 820. Gjatë testimeve është vënë re një avantazh i dukshëm i Snapdragon 820-tës sidomos në fuqi grafike ndaj Exynos 8890.

S7 Edge ashtu siç mund të prisni është një ndër telefonët me performancë më të lartë aktualisht në treg. Ndërrimi i aplikacioneve, përpunimi i imazheve dhe lojërat janë një eksperiencë për tu përjetuar në këtë telefon.

Me shumë gjasat është i aftë të përballojë çdo gjë në aspektin e performancës. Që të dy versionet kanë 4GB RAM, një veçori kjo e cila ndihmon dukshëm punën me disa aplikacione njëherazi.

21002
Jetëgjatësi të lartë baterie

S7 Edge është një ndër telefonët inteligjent me ngarkimin më të shpejtë që mund të blini. Edhe pse nuk ofron mbështetje për konektorët USB-C, kjo nuk përjashton teknologjinë e ngarkimit të shpejtë dhe atë wireless.

Bateria ngarkohej për 90 minuta nga 25% në 100% kjo falë Qualcomm Quick Charge 2.0. Teknologjia e ngarkimit wireless ngarkonte telefonin me 0.5 % çdo minut përmes një doku 5 vatësh. Jua rekomandojmë të përdorni doket e Samsung për këtë teknologji edhe pse një i tillë nuk është përfshirë në kutinë e shitjes.

Jetëgjatësia e baterisë së S7 Edge është e shkëlqyeshme, duke tejkaluar një dit e gjysëm me një ngarkim të vetëm. Ky telefon ka një ekran i cili qëndron gjithnjë aktiv duke shfaqur orën dhe kalendarin. Sipas Samsung ky funksionalitet përdor vetëm 1% të baterisë në një orë. Sipas testimeve u zbulua se ky funksionalitet përdori 2% të baterisë përgjatë 8 orëve.

21300
Në këtë ekran zë vend edhe njoftimet me tekst dhe thirrjet e munguara. Sigurisht që kjo do të ofronte një konsum më të vogël të baterisë sepse nuk është e nevojshme të ndizni ekranin e telefonit saherë që doni të merrni një njoftim.

Siç thamë në specifikat e harduerit, S7 Edge ofron mbështetje për kartat microSD, një risi kjo e munguar në S6. Vitet e fundit kartat microSD janë përdorur gjerësisht në ruajtjen e të dhënave personale si imazhet, muzikën dhe videot.

Kjo është qasja e Samsung duke mos adoptuar kartat microSD si memorje qëndrore. Shumica e aplikacioneve nuk mund të ruhen në kartat SD që do të thotë se jeni të kufizuar vetëm në 32GB për aplikacionet.

5

TouchWiz

Samsung e modifikon ndërfaqen Android dhe kjo nuk është diçka e re edhe për Android Marshmallow 6.0 përshtatur sipas TouchWiz.

Kompania koreane është kritikuar vitet e fundit për dëmtimin e eksperiencës së shkëlqyershme Android me disa funksione dhe aplikacione të padobishme që të cilët jo pak herë ngadalojnë telefonin.

Edhe këtë herë TouchWiz ngelet i modifikuar rëndë por jo i paisur me aplikacione të panevojshme që do të thotë se funksionon më mirë se në versionet e kaluara. Samsung beson se dëgjimi i zërit të konsumatorit do të shërbejë për mirë dhe për këtë jemi të bindur.

Shumica e modifikimeve të Samsung janë pozitive si: më shumë cilësime së shpejta, më shumë modalitete të konsumit të energjisë, më shumë kontroll mbi njoftimet.

1

Paneli i grumbullimit të lajmeve Upday (i cili ka zëvendësuar Flipboard) mund të ç’aktivizohet. S7 Edge gjithashtu sjell një sërë aplikacionesh të Facebook dhe Microsoft të pre instaluara të cilët normalisht nëse Samsung nuk do e bënte do e kishit bërë ju. Nuk mund të ç’instalohen por mund të ç’aktivizohen.

Softueri dedikuar skajeve të lakuara përmban një panel më të gjërë krahasuar me S6 Edge. Është i dobishëm për shkurtesat që ofron po përtej kësaj mos prisni shumë. Edhe këtë të fundit mund ta ç’aktivizoni nëse nuk e përdorni.

Sa i përket lojërave, Samsung ofron mundësinë për të regjistruar eksperiencën madje të ndaloni njoftimet për mos ndërprerjen e lojës. Madje mund të minimizoni lojën si në rastin e Clash of Clans.

Kamera

Nuk është diçka e re të mësoni se edhe këtë herë kamera e implementuar nga Samsung në këtë telefon është e shkëlqyeshme sepse gjithmonë të tilla kanë qenë. Sensor 12 megapiksel prodhon detaje, imazhe të pasur dhe fokus të shpejtë. Ndërkaq eksperienca në dritë të paktë është risi e kësaj kamere duke sfiduar çdo telefon inteligjent në këtë aspekt.

6

Lentja me hapje 1.7 është shumë e shpejtë duke prodhuar edhe efekte “bokeh” ose sfonde me blur. Kjo është fantastike sidomos në realizimin e portreteve. Fotografët kanë për ta dashuruar këtë telefon.

Kamera selfie 5 megapiksel është zhgënjyese. Prodhon imazhe me shumë pak detaje.

Çmimi

Samsung Galaxy S7 Edge është i disponueshëm në ngjyrë të artë ose zezë dhe vetëm një variant prej 32GB me kosto 699 dollarë. Google nexus 6P kushton 499 dollarë për variantin 32GB ndërsa Apple iPhone 6S Plus 16GB kushton 699 dollarë. S6 Edge Plus kushton 600 dollarë.

12100

Verdikti

Samsung Galaxy S7 Edge është telefoni më i mirë Android që mund të blini aktualisht.

Ekrani është fantastik, telefoni ësht i shpejtë, bateri jeton pothuajse dy ditë, është rezistent ndaj ujit, ofron mbështetje për microSD, kamër brilante dhe ngarkim wireless.

Por janë skajet e harkuara që i japin përdoruesve të S7 Edge ndjesinë që nuk ta ofron dot asnjë telefon. Megjithatë nuk është perfekt. Karta microSD nuk shërben ashtu siç do dëshironit dhe sistemi operativ nuk përditësohet aq shpejtë sa Nexus 6P.

Avantazhet: një phablet po aq i lehtë për tu mbajtur sa një telefon 5 inç, i shpejtë, ekran cilësor, jetëgjatësi të lartë baterie, ngarkim wireless, kamera brilante, microSD, rezistent ndaj ujit, censor të shenjave të gishtërinjve.

Disavantazhet: bateria e pazëvendësueshme, karta microSD nuk mund të përdoret si memorje e brendshme, nuk do të përditësohet aq shpejtë sa telefonët Nexus, i shtrenjtë.

3

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme