Nokia 9.2 PureView pritet gjatë vjeshtës

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Telefoni Nokia 9 PureView ishte një model premium prej të cilit pritej shumë, por nuk arriti t’i përmbushë pritjet në disa sektorë. Ndoshta zhgënjimi më i madh ishte performanca jostabile e teknologjisë optike të kamerës Light. Kohët e fundit, janë paraqitur informacione për pasardhësin e Nokia 9, i cili raportohet se do ta implementojë çipsetin Snapdragon 865 dhe mund të lansohet në vjeshtë, njofton Android Authority.

Informacioni i ri sugjeron që telefoni do të prezantohet si Nokia 9.2 PureView. Sipas thashethemeve, kompania HMD Global do ta largojë teknologjinë për kamera Light dhe ta zgjedhë një qasje më konvencionale, por tani për tani nuk ka detaje për atë që mund të pritet.

Kur bëhet fjalë për çmimin, pritet që telefoni Nokia 9.2 PureView të kushtojë rreth 600 euro, shkruan KOHA Ditore. Për sa i përket harduerit, thashethemet (së bashku me çipsetin e lartpërmendur Snapdragon 865) sugjerojnë për një ekran pa kornizë, kamerë kryesore prej 32MP ose 48MP, mbushje pa tel dhe port 3.5mm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme