Nostalgji për celularët me kapakë? Samsung i rikthen sërish

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 10:07 | Nga

Gjiganti i teknologjisë Samsung ka prezantuar një telefon me kapak, i cili do të do të quhet Samsung W2017. Samsung W2017 do të ketë ekran 4.2” Super AMOLED i cili vjen me rezolucion full HD prej 1920×1080 piksel.

Pajisja fuqizohet nga procesori Snapdragon 820 nga Qualcomm, RAM memoria prej 4GB dhe hapësira ruajtëse prej 64GB. Nëse ju nevojitet më shumë hapësirë mund ta zgjeroni atë përmes kartelës microSD. W2017 ka dy kamera, frontalen prej 5MP dhe kamerën e pasme me 12MP e cila mund të filmojë video në 4K. Pajisja ka bateri me kapacitet prej 2,300 mAh, sensorin e gjurmëve të gishtërinjve, WiFi, Bluetooth dhe 4G LTE. Ende nuk është bërë e ditur se sa do të kushtojë celulari i ri i Samsung./tring.al

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme