Nuk do të ketë më përditësime për Google Pixel C

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Google ka prezantuar tabletin Pixel C në 2015-ën, por tani pas shitjeve të dobëta të tij, ka hequr dorë nga prodhimi i tabletëve.

Kjo kompani tani ka treguar se do të mbështes pajisjen e saj edhe për së paku 18 muaj të tjerë, por që si duket Pixel C i ka ardhur fundi pasi nuk do të ketë përditësime softuerike për të, transmeton koha.net.

Google ka ndaluar prodhimin e saj në 2017-ën, dhe sipas një raporti të faqes ‘Android Police’ kjo pajisje nuk ka pranuar përditësim e ri për siguri e mund të mos ta pranoj asnjëherë.

Kur Pixel C u prezantua, kishte ekranin me rezolucion shumë të mire, 2560 x 1800, procesor quad-core 1.9 GHz.

Të ngjashme