NZXT sjell edicionin e kufizuar të shtëpizës H500 Vault Boy

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

NZXT dhe Bethesda Softworks janë ribashkuar, dhe këtë herë ua mundësojnë përdoruesve versionin e katërt të kufizuar të serisë NZXT CRFT të shtëpizave, me elemente të licencuara për gaming. Kompanitë i sjellin shtëpizat për gaming H500 Vault Boy PC dhe mbulesën opsionale të metalit për pllakën amë NZXT N7 Z390 (bazuar në maskotën Vault-Tec nga universi Fallout).

Meqë është edicion i kufizuar, do të krijohen vetëm 1000 shtëpiza H500 Vault Boy dhe 400 Vault Boy N7 Z390 Cover. Çdo shtëpizë vjen me një panel të dekoruar në mënyrë unike dhe një paketë të veçantë me tematikën Fallout.

Image

Karakteristikat e CRFT #04 H500 Vault Boy:

– Edicioni i limituar i shtëpizës NZXT H500 me karakterin Vault Boy;

– Logot Vault-Tech në panelin e përparmë dhe mbulesën PSU;

– Dizajn i personalizuar për portin I/O;

– Ngjyra që përshtatet me të kaltrën e Vault Boy dhe temën e verdhë;

– Pakoja ekskluzive me logon Fallout.

Karakteristikat e NZXT H500:

– Konstruksioni premium nga çeliku me dizajn të personalizuar H Series;

– Panelet nga qelqi i kalitur;

– Instalimi dhe zgjerimi i lehtësuar i sistemit, me menaxhimin e ri të kabllove;

– Instalimi i thjeshtuar i ftohjes me ujë.

Image

Karakteristikat e N7 Z390 Vault Boy Cover:

– Dizajni metalik i personalizuar i cili përputhet me buildin H500 Vault Boy;

Çmimi i shtëpizës Vault Boy CA-H500B-VB është 180 euro, ndërsa N7 Z390 Cover do të shitet me një çmim prej 56 eurosh.

Të ngjashme