OEAK përmbyllë fushatën “vajzatnëtik22”, e kënaqshme pjesëmarrja e vajzave

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 12:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të fushatës #vajzatnëtik22, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka organizuar diskutimin përmbyllës të fushatës “Prezenca e grave në sektorin e TIK-ut”, raporton Ekonomia Online.

Kjo javë, u tha se u mbajt me qëllimin që gratë dhe vajzat të jenë sa më të informuara për intensitetin e vajzave dhe grave në teknologji.

Verona Selmani nga kompania “PBC”, tha se Kosova si e gjithë bota po përballet me stereotipa se TIK-u nuk është për femra.

Ajo ka kërkuar që vajzat të jenë më kërkuese në këtë sektor.

“Një problem global jo vetëm në Kosovë që e hasim janë këto stereotipat gjinore se femrat nuk bëjnë për teknologji informative. Mendoj që kohët kanë ndryshuar dhe së fundmi në këtë epokë digjitale mendoj që mjafton që ju ta rrëmbeni hapësirën për ta shfaqur vetën. Mos hezitoni të rrëmbeni mundësi për të treguar kush jeni”, tha ajo.

Greta Kamberi nga kompania “Gjirafa”, tha se në kompaninë ku ajo punën, 37 për qind e stafit janë femra. Ajo tha se ky profesion është më i paguari në botë, ndonëse tha se gratë përballen me stereotipin gjinor.

“Sfidat më të mëdha kanë qenë në rekrutim. E shoh një far lloj hezitimi prej femrave, ndoshta është stereotipi gjinor, mirëpo profesioni më i paguar më botë është profesioni me teknologji. Sfidat kanë qenë se qysh me i përfshi vajzat me ardh me punu në kompani. Është ne rëndësi me pas diversitet në ekip. Kur ka diversitet ka shumë më shumë produktivitet”, tha ajo.

Qëndresa Mehmeti nga Kolegji “AAB”, tha se numri i vajzave që aplikojnë në këtë kolegj është i vogël.  

“Aplikuesit si për praktikë e si për punë është numri shumë i vogël i femrave dhe kjo na pengon shumë sepse vajzat që kanë ardhë në zyrën tonë kanë tregu potencial. Dhe shumë prej tyre kanë vazhdu doktoratën e kanë vazhduar si udhëheqëse në kompani tjera. Është e vërtetë që diversiteti na bënë me u zhvillu shumë më shumë”, tha ajo.

Të ngjashme