OnePlus 3T vjen më 14 nëntor

Prishtinë | 06 Nën 2016 | 11:24 | Nga

Kohëve të fundit kanë qarkulluar spekulime të shumta mbi OnePlus 3T, pajisja që supozohet të jetë telefoni i ardhshëm i OnePlus.

Tani po qarkullon një lajm i ri sipas të cilit mund të dihet edhe data e lansimit të pajisjes.

Sipas raportit të fundit, OnePlus 3T thuhet se do të lansohet më 14 nëntor. Megjithatë, lajmi ende nuk është konfirmuar nga OnePlus.

Pajisja pritet të paketojë procesorin e fundit nga Qualcomm, Snapdragon 821, përderisa modeli paraprak ka procesorin Snapdragon 820.

OnePlus 3T pritet të kushtojë më shumë se paraardhësi i tij. Vlera që parashihet të ketë kjo pajisje është 480 dollarë amerikan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme