“Opel Astra” tani është edhe më Hi-Tech

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Njëmbëdhjetë breza, mbi një milion klientë në të gjithë Europën në më pak se 30 vjet, një sukses i paparë që nga viti 1991, i kanë mundësuar “Astra”-s të fitojë një vend në Olimpin e makinave të segmentit C, duke u bërë në gamën Opel vetura e dytë më e shitur pas asaj të qytetit “Corsa”.

“Astra K”, një shkronjë e përzgjedhur jo rastësisht, kujton emrin e pararendësit “Kadett”, prej të cilit ajo ka zënë vendin në rangun Russelsheim që nga vitet ’90.

Dizajni dallohet nga një pjesë ballore krejtësisht e re, që nënvizon përkatësinë në familjen e markës gjermane, e cila ka qenë nën kujdesin e grupit “Psa” për më shumë se një vit.

Me 200 kilogramë më pak se në të kaluarën, me një kabinë më të gjerë dhe të rehatshme, “Astra” e re është më efikasja deri më tani përsa i përket emetimeve të dyoksidit të karbonit, të reduktuara deri në 21%, e krahasuar me modelin e mëparshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme