Oppo paraqet smartphonin me ekran ultra-të-lakueshëm “waterfall”

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Kompania Oppo ka publikuar disa fotografi të ekranit me dizajn të ri me emërtimin “Waterfall Screen”.

Oppo më parë ka plasuar në treg telefona mobilë me ekrane të lakuara siç është Find X, por Waterfall Screen paraqet një nivel më të lartë pasi që paneli shtrihet edhe më tej në skaje dhe paloset në 88 shkallë.

Image

Pajisja duket tërheqëse, por shtrohet pyetja se si do të performojë gjatë përdorimit. Nuk është e qartë nëse “ekrani i zgjatur” do të jetë i ndjeshëm ndaj prekjes dhe nëse do të shkaktojë aktivitete rastësore, shkruan KOHA Ditore. Skajet e smartphoneit nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për butona për ta kontrolluar zërin dhe për ta ndezur/fikur pajisjen, kështu që Oppo duhet ta gjejë një vend tjetër për to. Ekranet e lakuara edhe më parë kanë shkaktuar mendime të ndara.

Image

Sido që të jetë, me siguri së shpejti në treg do të shohim smartphone me ekran “waterfall”, pasi që zakonisht Oppo i paralajmëron risitë në formën e prototipit para se t’i plasojë modelet e prodhuara.

Të ngjashme