Outlooku më i ri për Android vjen me përmirësimet e shumëpritura

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Microsoft Outlook vazhdon dominimin si email klienti më i popullarizuar për platformat Android dhe iOS, ndërsa një nga arsyet kryesore për këtë është se Microsofti e ka rritur në mënyrë të konsiderueshme zbatimin e azhurnimeve të reja, raporton Softpedia.

Këtë javë, Microsofti e publikoi një tjetër azhurnim të rëndësishëm për Outlook, i cili në Android vjen në versionin 3.0.67, ndërsa shtesa më e madhe ka të bëjë me ekranin kryesor.

Me këtë azhurnim, përdoruesit mund ta shtojnë inboxin dhe kalendarin e tyre në ekranin kryesor, kështu që tani është më e lehtë dhe më e shpejtë qasja në e-mail dhe informacione rreth takimeve të ardhshme, shkruan KOHA Ditore.

Kur është fjala për ekranin kryesor, ekzistojnë disa veçori shtesë. Outlooku tani përfshin widgete të përpunuara për e-mail dhe kalendare. Gjithashtu, ekziston mundësia e shtimit të shkurtores për e-mail 1×1 për llogaritë specifike, nëse përdoruesi ka llogari të shumëfishta.

Është parashikuar që do të kalojë njëfarë kohe derisa Microsoft Outlooku më i ri për Android të arrijë tek të gjithë përdoruesit.

Të ngjashme