Parashikimet e Steve Jobsit që dolën pas 21 vitesh

Prishtinë | 13 Gus 2017 | 08:02 | Nga

Rëndësinë dhe nevojën që do ta kishin njerëzit për internetin para shumë viteve në një intervistë e ka thënë edhe njëri prej inovatorëve më të mëdhenjë të historisë së njerëzimit.

Steve Jobs ishte një ndër mendjet më të ndritura të historisë së njerëzimit. Jeta e tij kishte luhatje të mëdha në periudha të ndryshme por nuk e zbrapsën drejtë arritjes së qëllimit. Ai ka qenë njëri ndër njerëzit më inovativ që ka njohur historia e njerëzimit.

Në këtë mënyrë ndikimi i Steve Jobs në jetët tona nuk mund të injorohet kurrsesi. Zbulimet e tij kanë ndikuar tek ne në shumë gjëra, në kompjuterë, filma dhe telefona mobil. Këto arritje e kanë bërë figurën e Jobsit njërën ndër më të njohurat të shekullit që po e jetojmë.

Por një fakt shumë interesant është se ai para 21 viteve, në një intervistë për faqen e njohur “Wired” kishte shprehur disa mendime në lidhje me internetin të cilat tash e 21 vite kanë dalë të jenë shumë të sakta.

Redaksia jonë ka përmbledhur disa nga parashikimet e Steve Jobs të cilat kanë dalur të jenë të sakta pas asaj interviste të vitit 1996.

1. Interneti do të ishte i pranishëm kudo: në shkolla, shtëpi, TV, tablet dhe telefona mobil.

2. Ai gjithashtu parashikoi se me kalimin e viteve njerëzit do të bënin më shumë blerje nëpërmjet internetit, sesa duke shkuar në dyqane apo qendra tregtare.

3. Jobs tha se në qoftë se blerja e mallrave apo shërbimeve nëpërmjet internetit do të rritej me 10% atëherë kjo do të ishte fenomenale. Sot sipas regjistrimit të SHBA-së, tregtia online i ka tejkaluar 8% të shitjeve online.

4. Jobs parashikoi gjithashtu se internet në 20 vitet e ardhshme do të anashkalonte në mënyrë të “frikshme” njerëzit, të cilët merreshin me dërgimin e porosive në vendin e caktuar.

5. Biznesi çdo dekadë ballafaqohet me ndryshime të shumta dhe sipas Jobs një prej tyre në vitet e ardhshme do të jetë interneti.

6. Një parashikim tjetër i rëndësishëm i asaj interviste ishte edhe zhvillimi i Web 2.0 (medias online).

7. Jobs gjithashtu parashikoi Tesla-n ose të paktën modelin e biznesit të saj ku blerësit e ardhshëm mund të shikojnë një model makine dhe ta porosisin përmes internetit ose një shitës për t’ia dërguar më vonë në varësi të shtetit.

8. Steve Jobs ishte mbështetës i madh i teknologjisë në shkolla por megjithatë ai e dinte se edhe duke shtuar teknologjinë ato nuk do të bëheshin automatikisht më të mira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme