Patenta e Microsoftit mund ta përmirësojë mekanizmin për bazamentin e Surface Pro

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Tabletët e Microsoftit nga segmenti i sipërm Surface Pro e kanë një bazament të integruar që mund ta ngrejë ekranin për ta mundësuar një kënd më të mirë shikimi të përmbajtjes ose për ta përdorur pajisjen si laptop, me coverin opsional Quick Type. Microsofti si duket dëshiron ta përmirësojë mekanizmin e mbajtësit. Aplikacioni për patentë, i publikuar nga USPTO, i zbulon disa ndryshime në funksionin harduerik i cili do të mund të zbatohet në Surface Pro 7 të ardhshëm, përcjell PhoneArena.

Patenti “Friction Hinge with Clutch-Based Resistance” mbulon një mekanikë mjaft komplekse e cila do t’ia mundësojë përdoruesit ta mbyllë bazamentin ndërkohë që për këtë i nevojitet më pak forcë sesa për hapjen e saj. Përveç kësaj, niveli i rezistencës gjatë mbylljes mund të konfigurohet nga përdoruesi. Kjo do të duhej ta parandalojë hapjen aksidentale të bazamentin, por edhe të mundësojë që të vazhdojë të mbyllet lehtë, shkruan KOHA Ditore.

Image

Aplikimi për patentë është dorëzuar fillimisht më 29 gusht 2017. Surface Pro 7 do të mund të prezantohet në tetor, kur do të shohim nëse teknologjia nga patenti do të implementohet në tabletin e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme