Për plotësimin e formularëve për asistencë qeveritare, japonezët udhëzohen nga… robotët

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Pushteti lokal në Ogaki, në Japoninë Qendrore, po kryen një eksperiment me robotë që shërbejnë për të ndihmuar banorët lidhur me asistencën qeveritare.

Autoritetet në Ogaki, në prefekturën Gifu, prezantuan robotët që mund të udhëzojnë në mënyrë të pavarur njerëzit duke u dhënë informacionin e nevojshëm ose t’u mësojnë sesi të plotësojnë formularët gjatë aplikimeve për asistencë qeveritare.

Siç shkruan e përditshmja “Japan Times”, në dispozicion të banorëve janë vënë pesë tipe të ndryshme robotësh.

Nëse eksperimenti rezulton i suksesshëm, qyteti Ogaki do të ketë qeverinë e parë lokale në Japoni që do të vërë në përdorim robotët për të ulur varësinë nga njerëzit.

Me një popullsi në plakje, Japonia gjithnjë e më shumë po kërkon robotë për të zëvendësuar njerëzit si fuqi punëtore.

Nga këto arsye, autoritetet po mendojnë mënyra të ndryshme që deri në vitin 2020 të integrojnë robotët në shërbimet e tyre, atëherë kur do të hapet një zyrë e re qeveritare, ndërkohë që intensivisht po punohet edhe në zhvillimin e një “salle elektronike të qytetit” që përdor robotët dhe inteligjencën artificiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme