Përditësimi i madh i Windows 10, i gatshëm nga sot

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 12:13 | Nga

Përkundër faktit se azhurnimi tjetër i madh i Windows 10 pritej shumë më parë këtë muaj, dobësitë që u shfaqën në minutën e fundit patën shtyrë lansimin e tij.

Përditësimi i Windows 10 April, i njohur më parë si Spring Creators Update, do të jetë në dispozicion nga sot, por nuk do të jetë gjerësisht në dispozicion para fundit të majit.

Windows Update April do të jetë në dispozicion në mënyrë manuale për shkarkim nga sot, ndërsa përditësimet automatike në kompjuterët e përdoruesve do të fillojnë më 8 maj.

Përveç Fluent Design, përditësimi për Windows 10 sjell një tjetër veçori të madhe të quajtur “Timeline”.

Ajo do t’iu lejojë përdoruesve të nisin aplikacionet në pajisje të ndryshme dhe të vazhdojnë të punojnë aty ku kanë mbetur. Gjithashtu, është e mundur që të sinkronizohet historia e kërkimit me pajisjet iOS dhe Android, transmeton ksp.

Një tjetër përditësim i Windows 10 duhet të bëhet më vonë gjatë vitit, dhe aktualisht është i njohur si Redstone 5.

Microsoft përveç Redstone 5, planifikon edhe Windows 10 Edition Lean, një version i reduktuar i sistemit operativ me funksione themelore, të përshtatshme për pajisje me një sasi të vogël të hapësirës për ruajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme