Përditësohet tastiera e Googlet, bëhet më e mençur

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Përdoruesit e Gboard tashmë do të kenë në duart e tyre një tastierë më inteligjente.

Google tha se me përditësimin e ri, i cili do të jetë në dispozicion në ditët në vijim, tastiera do të shfrytëzojë inteligjencën artificiale për tu rekomanduar dërgimin e imazheve GIF, emoji dhe stickers sipas kontekstit të bisedës.

Funksionet do të jenë vetëm në gjuhën angleze, ndërsa në të ardhmen do të pasurohet edhe me funksione të tjera.

Aktualisht kompania foli vetëm për versionin Android dhe jo atë iOS.

Nëse keni të instaluar versionin më të fundit të Gboard, do të vini re një ikonë të re GIF në cepin e majtë-lartë ndërsa shkruani.

Duke klikuar do të merrni të gjitha rekomandimet nga Google AI posaçërisht për atë bisedë.

Sipas Google rekomandimet gjenerohen dhe përpunohen direkt nga telefoni dhe jo nga serverët e Googlee.

Kjo kursen kohë dhe shton privatësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme