PlayStation i ardhshëm mund të vijë me asistentin e vet dixhital

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Këto ditë është e vështirë të gjesh një pajisje teknologjike që nuk vjen me një asistent dixhital të integruar.

Edhe TV-të tonë të zgjuar dhe pajisjet shtëpiake po vijnë bashkë me asistent në sistemin e tyre, kjo është arsyeja pse nuk do të befasohemi kur të mësojmë se Sony mund të kërkojë të prezantojë asistentin e vet dixhital në PlayStation.

Kjo është sipas një patente të fundit të zbuluar nga Daniel Ahmad dhe e shpërndarë në Twitter, ku duket se Sony po konsideron ndihmësin personal dixhital. 

Informata bazohet në një regjistrim të patentave ku sipas detajeve, Sony po mendon ta quaj asistentin “PlayStation Assist”. 

Sidoqoftë, duke pasur parasysh që ky është një ndihmës i lidhur me tastierën, nuk do të jetë si asistentët normal dixhital që do t’ju tregojnë motin ose do të vendos alarme. 

Në vend të kësaj, duket se ky është një asistent dixhital që do të ndihmojë lojtarët në lojërat e tyre. 

Sipas përshkrimit të paraqitjes, “Për shembull, kur një lojtar ngecet në një pjesë të një aplikacioni për lojëra, lojtari mund të kërkojë ndihmë përmes një pyetjeje në një server ndihmës të lojërave. Pyetja mund të jetë e çdo formati, ose një kombinim i formateve, duke përfshirë audio, tekst, video, etj. Serveri ndihmës është i konfiguruar që të përputh pyetjen me përgjigjet e modeluara, bazuar në një kontekst të lojës aktuale nga e cila u paraqit pyetja.”

Kështu, kjo është vetëm një patentë dhe nuk ka asnjë garanci se do të bëhet realitet. 

Sidoqoftë, me PS5, mbase mund të shohim që Sony të prezantojë një asistent dixhital në tastierë për të ndihmuar që ta veçojë atë nga konkurrenca.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme