Prezantohen smartphonet Honor 9X dhe Honor 9X Pro

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Honor ka prezantuar në Kinë dy smartphone, dhe këta janë Honor 9X dhe Honor 9X Pro.

Dy modelet e reja janë trashëgimtarët e Honor 8X i cili u shfaq në shtator të vitit 2018, kanë ekrane pa korniza dhe kamerë pop-up selfie.

Modeli standard 9X vjen me 4 ose 6 GB RAM, 64 ose 128 GB memorie të brendshme, ndërsa modeli Pro i ka 8 GB RAM dhe 128 ose 256 GB memorie të brendshme. Gjithashtu, modeli Pro në anën e pasme i ka tre kamera, atë kryesore prej 48, të gjerë prej 8 MP dhe sensorin për thellësi prej 2 MP. Honor 9X ka kamera prej 48 dhe 2 MP.

Image

Në zemër të të dy pajisjeve është procesori 8-bërthamësh Kini 810 (7nm), të cilin e përdor edhe Huawei Nova 5. Megjithatë, ky procesor në Honor 9X Pro nuk do të duhej të nxehet aq shumë falë ftohjes së lëngshme shtesë, shkruan KOHA Ditore.

Pajisjet kanë ekrane 6,6 inçëshe LCD FullHD+, slote MicroSD dhe kamera selfie prej 16 MP. Ato furnizohen nga bateria prej 4.000 mAh, ndërsa lidhja bëhet nëpërmjet konektorit USB-C.

Shitjet fillojnë më 9 gusht ndërsa çmimet variojnë nga 203 deri në 349 dollarë në varësi të modelit.

Të ngjashme