Prezantohet Mercedes-AMG GLC 63 S Coupe, vjen më i fuqishëm, luksoz

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Mercedes-AMG GLC në version Coupe është një kombinim luksoz mes SUV-it dhe veturave sportive.

Versioni me parametrat më të larta nga modelet GLC është Mercedes-AMG GLC 63 S Coupe.

Ky model vjen me motor 4.0-litër V8 Bi-Turbo dhe kapacitet prej 503 kuajfuqi.

Sipas Mercedesit, GLC 63 S Coupe mund të arrijë shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë për 3,8 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 280 kilometra.

Gjithashtu, ky GLC i ri shpenzon mesatarisht karburant 11.7-litra në 100 km.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme