Prezantohet Redmi Note 7 me kamerë 48 MP

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Lei Jun, shef ekzekutiv i Xiaomit, ka prezantuar sot telefonin e ri Redmi Note 7, raporton GSMArena.
Ky telefon ka kamerë prej 48 megapiksel me sensor Samsung ISOCELL Bright GM1, e me procesor Snapdragon 660, derisa vjen me një çmim prej 150 dollarë (rreth 130 euro), transmeton Koha.net.

Procesori i tij Qualcomm mund të jetë paksa i vjetër, mirëpo është mjaft i shpejtë me CPU-në është 2.2 GHz.

Ka tre modele të memories Redmi Note 7 – 3/32 GB, 4/64 GB, dhe 6/64 GB, e gjithashtu ka kartë microSD.

Bateria e tij është 4,000 mAh, derisa Lei Jun thotë se nga 0 në 100 mbushet për 1 orë e 43 minuta.

Paraporositë tashmë kanë nisur, me dërgesat që janë planifikuar për në 15 janar.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/auto-tech/prezantohet-redmi-note-7-me-kamere-48-mp-614699/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme