Problemeve me bateritë e telefonave po iu vjen fundi

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 18:00 | Nga

Problemet me bateritë e telefonave të mençur nuk do të ekzistojnë më.

Ditëve të qëndrimit afër prizës për mbushje të telefonit me rrymë, po ju vjen fundi.

Një ekip pjesë e Institutit “Laue-Langevin” në Grenoble, Francë, ka ardhur me përfundimin se mund të zgjasë jetën e baterive të telefonave.

Ata kanë përdorur si zëvendësues të grafitit me materiale tjera që nuk janë përdorur deri tani në bateri.

Silikoni, është materiali i përdorur, që thuhet se mund të zgjasë jetën e baterisë deri në gjashtë herë.

Akoma nuk është konfirmuar se kur do të vijë veçoria e re, por pritet që në vjetët në vijim problemet për bateri të largohen tërësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme