Prodhohet për herë të parë bateria e veturave elektrike që mbushet për 5 minuta

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Janë prodhuar për herë të parë bateritë për vetura elektrike që mbushen plotësisht për vetëm pesë minuta. Kjo arritje po vlerësohet si hap i madh drejt synimit që veturat elektrike në të ardhmen të mbushen aq shpejt sa veturat me naftë ose benzinë.

Veturat elektrike janë pjesë jetike e masave kundër krizës klimatike, por harxhimi i baterisë është shqetësim për vozitësit. Bateritë e reja jon-litium u zhvilluan nga kompania izraelite “StoreDot” dhe u prodhuan nga kompania “Eve Energy” në Kinë në linjat standarde të prodhimit.

Kompania izraelite tashmë e ka dëshmuar veten përmes prodhimit të baterive që mbushen shumë shpejt të telefonave, dronave, skuterëve, ndërsa 1.000 bateritë e prodhuara tani pritet ta dëshmojnë teknologjinë e saj te prodhuesit e veturave.

Në këtë kompani kanë investuar gjigantët “Daimler”, “BP”, “Samsung” dhe “TDK” dhe deri tani ka arritur të grumbullojë 130 milionë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme