Pse kriptovalutat harxhojnë shumë energji elektrike?

Prishtinë | 23 Kor 2018 | 09:56 | Nga

Shpesh njerëzit janë të habitur nga sasia e konsumit të energjisë elektrike që nevojitet për prodhimin e një kriptovalute të vetme.

Alex de Vries, ekspert i kriptovalutave në Qendrën e Hulumtimeve “PwC”, parashikon që konsumi botëror i Bitcoinit do të arrijë në 2.55 Gigavat në orë në mbarë botën ose e barabartë me energjinë që konsumon Irlanda tërë vitin.

Gërmuesit e Bitcoinit këtë vit po konsumojnë pesë herë më shumë energji sesa vitin e kaluar dhe siç duket nuk ka shenja ngadalësimi.

Shumë kriptovaluta, veçanërisht Bitcoin bazohen mbi një regjistër elektronik të quajtur Blockchain dhe shërben për transferimin e vlerës. Gërmuesit e tij kërkojnë zgjidhjen e një “gjëegjëze algoritmike” shumë specifike. Çdo 10 minuta mesatarisht një server gjen një zgjidhje dhe gërmuesit merr shpërblim nga sistemi i Bitcoinit, përcjell Telegrafi.

Aktualisht ata fitojnë 12.5 Bitcoin, rreth 85 mijë dollarë dhe 1,000 dollarë si tarifë transaksioni. Zgjidhja e gërmuesit së bashku me transaksionin shtohen në regjistër. Blloku i ri nuk bëhet pjesë e regjistrit të Blockchainit, në fakt deri sa më shumë blloqe të shtohen, sepse zgjidhje të tjera gjenden në të njëjtën kohë dhe nuk dihet cili prej tyre është më i përshtatshmi.

Për t’u siguruar se kriptovalutat nuk do të prodhohen më shpejtë me rritjen e fuqisë kompjuterike, protokolli i Bitcoinit vazhdimisht e bën më të vështirë gjetjen e këtyre zgjidhjeve. Çdo 2016 blloqe, sistemi ri-kalibrohet, kështu që gërmuesit duhet të rrisin fuqinë për të fituar shpërblimet më shpejtë se konkurrentët dhe më shumë fuqi kompjuterike kërkon më shumë energji.

Edhe pse prodhuesit e çipeve përpiqen t’i bëjnë ato më efikas, ndryshimi automatik i Bitcoinit do të thotë se më shumë energji do të konsumohet dita-ditës për sa kohë duhen përpunuar transaksione dhe shtypur para.

Nëse vlera e Bitcoin qëndron në vlerën prej 8 mijë dollarë, atëherë fuqia e rrjetit do të arrinte në 7.67 Gigvat.

Shumica e fabrikave të gërmimit të kriptovalutave janë të lokalizuara në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku energjia e prodhuar nga hidrocentralet kushton 20 për qind më pak.

Minierat e monedhave janë veçanërisht të popullarizuara në veri të Kosovës, kryesisht të populluara serbe që nuk i njohin autoritetet e Kosovës dhe refuzojnë të paguajnë faturat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme