PUBG Mobile është loja më profitabile në pajisjet mobile

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

PUBG Mobile nuk është vetëm loja më e popullarizuar në botë me më shumë se 100 milionë lojtarë në muaj, por është edhe loja më profitabile, sepse muajin e kaluar e ka shënuar një fitim më të madh se 146 milionë dollarë.

Fitimet nuk vijnë vetëm nga itemet dhe skinet të cilat lojtarët i blejnë në lojë, por edhe nga loja e ribrenduar për tregun kinez me titullin Game For Peace.

Vlerësohet se PUBG Mobile në maj ka realizuar të ardhura prej 76 milionë dollarë, ndërsa Game For Peace 70 milionë dollarë. Lojën e ribrenduar kompania Tencent e publikoi në maj pasi që autoritetet kineze e refuzuan kërkesën për monetarizim. Bëhet fjalë për versionin e lehtësuar të PUBG Mobile me një mjedis patriotik dhe më pak dhunë. Në vend se të vdesin në një grumbull me gjak kur eliminohen nga loja, karakteret ngrihen dhe përshëndesin me dorë, shkruan KOHA Ditore.

Këto ndryshime janë tregues të vështirësive me të cilat po përballen zhvilluesit e lojërave në Kinë, ku qeveria i ndalon lojërat që konsiderohen antisociale, korruptive dhe të ngjashme. Në shkurt u anulua dhënia e licencës për lojëra, ndërsa lojërat ekzistuese u desh të ndryshohen ose të kufizohen nga aspekti kohor.

Për shembull, loja e Tencent MOBA “Honor of Kings” është e kufizuar në një orë të luajtjes për fëmijët më të vegjël se 12 vjeç, ndërsa për personat nga 12 deri 18 vjeç në dy orë në ditë.

Të ngjashme