Publikohet videoja e Bill Gates nga ditët e rinisë, themeluesi i Microsoft asokohe “peshonte” 9 miliardë dollarë – e 28 vite më vonë 136

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Në YouTube është publikuar një video 15-minutëshe e realizuar në vitin 1994, ku drejtori i atëhershëm i Microsoft, Bill Gates, i uron mirëseardhjen punonjësve të rinj dhe tregon sesi kjo kompani është zhvilluar ndër vite.

Videoja e publikuar në kanalin e YouTube që flet për historinë e kompjuterëve (Center for Computing History).

Gates ishte 39-vjeç dhe edhe atëherë ishte i pasur. Sipas listës së revistës Forbes, kishte pasur një pasuri prej 9,35 miliardë dollarë – kurse tani ka 136 miliardë.

Gjatë fjalimit të tij, Gates ka patur fjalë të mira për kompaninë Apple, që është për t’u habitur për faktin se Apple ishte konkurrenti më i madh i Microsoft.

Ai tregoi se si një prej korporatave më të mëdha në botë e themeloi me mikun Paul Allen. Madje foli edhe për kompjuterët (dekstop), në veçanti për minjtë (mouse) si një prej pjesëve përbërëse të kompjuterëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme